Politika e privatësisë
Cilat të dhëna mbledhim
Të dhënat që shkruani në formular (emri, email-i, telefoni, qyteti, mesazhi) dhe dokumentet që bashkëngjitni. Nuk përdorim cookies për gjurmim dhe as analitikë të palëve të treta.
Pse i përdorim
Vetëm për të përgatitur ofertën dhe për të kryer shërbimin që keni porositur.
Sa kohë i ruajmë
Formulari nuk i ruan të dhënat në server — ato dërgohen direkt në email-in tonë. Kërkesat pa porosi i fshijmë më së voni pas 12 muajsh, ndërsa dokumentet e lidhura me porosi i ruajmë aq sa kërkojnë detyrimet ligjore.
Me kë i ndajmë
Vetëm me përkthyesit, noterët dhe institucionet që janë të domosdoshme për porosinë tuaj. Email-et përpunohen përmes Google Workspace.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë qasjeje, korrigjimi dhe fshirjeje të të dhënave tuaja, sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Na shkruani në info@abc-office.eu.